Franca, me yjet përballë Shqipërisë

06/11/2014 00:00

Franca do të hedhë më të mirët në fushë në ndeshjen miqësore me Shqipërinë, e cila do të luhet më 14 nëntor në Francë.

Trajneri Didier Deschamps publikoi listën me 18 lojtarë që do të përballen me Shqipërinë më 14 nëntor dhe më pas me Danimarkën katër ditë më vonë.

Në formacion janë thërritur lojtarët më të mirë francezë nëpër botë, përfshirë këtu sulmuesin e Realit të Madridit, Benzema.

I vetmi repart ku Deschamps detyrohet të ndërhyjë me tre ndryshime është mbrojtja, ku për shkaqe dëmtimesh mungojnë tre mbrojtësit e qendrës, Koscielny, Mathieu dhe Sakho.

Franca është në grupi I së bashku me Shqipërinë, Danimarkën, Serbinë, Portugalinë dhe Armeninë. Si vend organizator “Gjelat” janë të kualifikuar automatikisht dhe me skuadrat e tjera të grupit zhvillon vetëm ndeshje miqësore.

Top Channel