F1, Rosberg: Në Brazil vetëm për fitore

06/11/2014 00:00

Nico Rosberg, piloti i vetëm që mund t’i heqë nga duart titullin kampion britanikut Lewis Hamilton në këtë sezon të Formulës 1, ka deklaruar se do të luftojë deri në xhiron e fundit për të fituar kampionatin.

“Fundjava në SHBA ishte e vështirë për mua. Provat zyrtare ishin fantastike, por në garë humba pikë në luftën për titull. Lewis punoi më mirë se unë dhe tani duhet të shfrytëzoj dy garat e fundit për të kthyer gjërat në avantazhin tim. Do të jetë e vështirë, por do të jap maksimumin deri në xhiron e fundit të garës në Abu Dabi”, tha piloti gjerman i Mercedesit.

Në lidhje me garën e parafundit të sezonit, Cmimin e Madh të Brazilit, Rosberg tha: “Është një nga garat klasike të Botërorit, me shumë histori. Është një pistë që dhuron spektakël dhe mua më duhet fitorja për të shtuar mundësitë e mia në garën e fundit.”

Top Channel