F1, Hamilton: Interlagos, një pistë e veçantë për mua

06/11/2014 00:00

Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg do të luftojnë për fitoren edhe në Cmimin e Madh të Brazilit. Avantazhi është për britanikun (+24 pikë), i cili në garën e parafundit sezonale vjen pas 5 fitoresh radhazi.

“Fitorja në SHBA ishte e pabesueshme pasi është një vend që mua më pëlqen dhe automobilizmi po pëlqehet gjithmonë e më shumë atje”, deklaroi Hamiltoni.

Sfida e tij e radhës është Interlagosi, një pistë që i sjell kujtime të bukura.

“Është një pistë e veçantë për mua. Në vitin 2008 duhet të përfundoja të paktën në vendin e pestë për të fituar titullin dhe në xhiron e fundit isha i gjashti. Parakalova Timo Glock-un në kthesat e fundit dhe kur preva vijën e finishit nuk e dija nëse isha shpallur kampion apo jo. Kur më thanë në radio që fitova titullin, përjetova një emocion të papërshkruar. Është një kujtim që do e ruaj përgjithmonë”, tha britaniku i Mercedesit.

Top Channel