Identifikohet autori i vrasjes në Shkodër

06/11/2014 00:00

Disa orë pas ngjarjes së mbrëmshme në qytetin e Shkodrës ku mbeti i vrarë shtetasi Indrit Haliti 26 vjeç, Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes që është shtetasi Denis Arrila, 26 vjeç, banues në lagjen Dobraç të komunës rrethina të Shkodrës.

Sipas policisë, viktima punonte si shofer në komunën rrethina ku për një periudhë kohe ka qenë dhe shoferi i ish-kryetarit të komunës Kleves Muja.

Po sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Shkodrës viktima ka qenë një herë i ndaluar për kundërshtim të forcave të rendit.

Në lidhje me shkaqet e kësaj vrasjeje, policia ka informacione se mes viktimës dhe autorit ka patur një debat për motive të dobëta disa orë para ngjarjes.

Shtetasi Indrit Haliti u qëllua për vdekje mbrëmë rreth orës 22.00 me breshëri automatiku kallashnikov vetëm 70 metra larg shtëpisë së tij.

Top Channel