Shkodër, vritet me armë një 26-vjeçar

05/11/2014 00:00

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri rreth orës 22:00  të së mërkurës në lagjen “Rus” të qytetit të  Shkodrës.

Viktima është shtetasi Indrit Halili, 26 vjeç, i cili mësohet se është qëlluar rreth 70 metra larg shtëpisë së tij me breshëri automatiku.

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes i cili është 26-vjeçari Denis Arrila. Ai dyshohet se i ka zënë pritë viktimës, i cili ka ndërruar jetë pak minuta pas ngjarjes, në momentin kur po transportohej për në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se krimi ka ndodhur pas një grindjeje të momentit.

Top Channel