Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë

05/11/2014 00:00

Barazimi pa gola i Skënderbeut me Tërbunin dhe humbja e Teutës në Fier janë 2 surprizat e ndeshjeve të para të turit të dytë në Kupën e Shqipërisë.

Kampionët në fuqi nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol në portën e pukianëve, duke lënë gjithçka për ndeshjen e kthimit në Korçë. Nga ana tjetër, durrsakët e Hasan Likës u mundën 2-1 nga Apolonia, e cila e ka mundur edhe në kampionat.

Ndërkohë, skuadrat e tjera të Superligës nuk kanë zhgënjyer duke fituar ndeshjet e para. Fitorja më e thellë ishte ajo e Flamurtarit, i cili nën vëzhgimin e trajnerit të ri Ramela shkatërroi 6-1 Veleçikun.

Goleadë bëri edhe Vllaznia në Krujë, ku shënoi 4 herë në portën e Kastriotit, ndërsa dy skuadrat kryeqytetase Partizani dhe Tirana morën fitore minimale ndaj Lushnjes dhe Bylisit.

Top Channel