Pogba, lojtari më i paguar i Serie A

03/11/2014 00:00

Paul Pogba, mesfushori i talentuar i Juventusit dhe e ardhmja e “gjelave” të Francës, rezulton të jetë lojtari më i paguar i Serie A.

“La Stampa” zbulon detajet e kontratës së re, që francezi ka nënshkruar së fundi me Juventusin, e që do ta mbajë atë të lidhur me bardheblutë deri në vitin 2019.

Francezi ka kapërcyer një marzh të madh sipas së përditshmes së Torinos, duke fituar nga 1,5 milionë euro në sezon në plot 4,5 mln euro dhe, nëse do të llogariten edhe bonuset e pashmangshme, shifra e fitimeve të tij shkojnë në rreth 6,5 mln euro.

Pogba, i ardhur nga Manchester United me kosto zero, bëhet kështu numri 1 i kampionatit italian, në njëfarë mënyrë duke legjitimuar përpjekjen e Juventusit për ta blinduar, kur dihet se në ndjekje të shërbimeve të tij janë shumë prej gjigantëve të Europës, përfshi PSG, Manchester City, Chelsea.

Top Channel