Alonso: Sfidë më vete mbajtja e vendit të gjashtë

03/11/2014 00:00

Pas vendit të gjashtë në Cmimin e Madh të SHBA-së, Fernando Alonso si gjithmonë u mor me gjërat pozitive të garës dhe lavdëroi punën e kryer nga vetë ai me një makinë që kishte probleme në fund.

“Në fund ndjeja dridhje te gomat. Në fillim luftova me Magnussenin, më pas me Vettelin dhe në xhiron e fundit dhashë maksimumin kur ishte e vështirë ta jepje. Ishte një sfidë më vete të mbaje vendin e gjashtë”, u shpreh spanjolli i Ferrarit.

“U nisa mirë, më pas luftova me Ricciardon i cili më kaloi pa problem dhe nuk e pashë më gjatë gjithë garës. Jam i kënaqur që grumbullova disa pikë dhe jam i kënaqur që mbajta pas Vettelin”, komentoi Fernando Alonso.

Top Channel