Serie A, Napoli ndal marshimin e Romës

01/11/2014 00:00

Ndërpritet në “San Paolo” marshimi triumfator i Romës në garën për titullin. Napoli fitoi 2-0 përballë verdhekuqëve, duke zhvilluar edhe një lojë shumë më të mirë.

Në fillim të ndeshjes skuadra e Benitez ka qenë vërtet spektakolare. Që në minutën e tretë Higuain shënoi falë një goditjeje shumë të bukur, pasi topi i nisur nga Insigne u devijua nga mbrojtja.

Më pas Napoli goditi dy herë shtyllën me Callejon dhe Hamsick në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Florenzi i afrohet barazimit, por Callejon vulosi fitoren me golin e dytë të shënuar në minutën e ‘85.

Top Channel