Rosberg: Diferenca të ngushta

01/11/2014 00:00

Nico Rosberg, i dyti në Botërorin e Formulës 1 me 17 pikë disavantazh ndaj britanikut Lewis Hamilton, deklaroi se në provat e lira të Cmimit të Madh të SHBA-së diferencat mes pilotëve të Mercedesit janë shumë të ngushta.

Gjermani ishte vetëm 3 të mijëtat më i ngadaltë se britaniku dhe u shpreh i shqetësuar për problemet e vogla që shfaqi në fund makina e Hamiltonit: “Jemi të shpejtë në këtë cirkuit, por të shqetësojnë pak problemet e Hamiltonit dhe kjo tregon që ende nuk jemi në 100%.”

“Duhet të punojmë shumë, por në linja të përgjithshme jam optimist për garën. Duket se lufta do të jetë mes meje dhe Hamiltonit, kështu që shpresojmë t’i dhurojmë spektakël tifozëve”, shtoi Nico Rosberg.

Top Channel