Hamilton: Makina pati një përmirësim konstant

01/11/2014 00:00

Lewis Hamilton, lideri i Botërorit të Formulës 1 dhe më i shpejti në provat e lira të Cmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, theksoi se është i kënaqur me makinën e tij, e cila u përmirësua gjatë dy sesioneve.

“Makina u përmirësua në mënyrë konstante dhe morëm të dhëna të mira. Patëm disa probleme të vogla në të dyja makinat në fund të provave dhe hymë në bokse për të parandaluar probleme më të mëdha. Jam i sigurtë që mekanikët do të zgjidhin gjithçka”, tha britaniku.

“Është më mirë që problemet të ndodhin tani sesa në fundjavë”, shtoi Hamilton, i cili ka arritur 31 fitore në karrierë.

Në lidhje me luftën që e pret me shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg, deklaroi: “Do të jetë një betejë e fortë në një pistë me shumë tifozë. Dua që të japim spektakël për ta.”

Top Channel