Alonso: Ishte një ditë e mirë për ne

01/11/2014 00:00

Një ditë e mirë për Fernando Alonson në Austin, i cili përfundoi i treti provat e lira të Cmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas përfundimit të tyre, spanjolli u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe punën e zhvilluar.

“Ishte një ditë e mirë për ne, u ndihmuam edhe nga kushtet e pistës që ishin ndryshe nga vitet e kaluara. Nuk kishim probleme me fërkimin e gomave dhe punuam mirë”, deklaroi piloti spanjoll i Ferrarit.

Shton më shumë për gomat: “Gomat e buta durojnë më pak se ajo që prisnim, por rendimenti i tyre do të varet nga kushtet e pistës. Gara do të jetë ndryshe nga vitet e tjera.”

Top Channel