Një tjetër Vettel zbret në pistë

31/10/2014 00:00

Fabian Vettel, vëllai i vogël i Sebastian Vettel, ka zbritur në pistë për të parë nëse ka marrë diçka nga talenti i vëllait 4 herë kampion bote në Formulën 1.

15-vjeçari ka debutuar në një testim me një makinë Volkswagen Golf në Lausitzring dhe pritet që të marrë pjesë në kupën polake të Golf-it.

“Isha më i shpejtë nga ajo që prisja. Është hera e parë që pilotoj një makinë garash me ndërrim marshesh. U habita nga mënyra si funksionin frenat. I realizova xhirot pa asnjë problem dhe u argëtova shumë”, tha Fabian Vettel pas atstimeve.

Top Channel