Flamurtari pa trajner, shkarkohet Gjoka

30/10/2014 00:00

Humbja ndaj Teutës duket se i ka dhënë fund durimit të drejtuesve te
klubit ‘Flamurtari’, të cilët mesditën e të enjtes kanë shkarkuar nga
detyra stafin teknik të skuadrës vlonjate së bashku me trajnerin e saj
Ernest Gjoka.

Përvec kësaj janë pezulluar pa afat edhe 5 lojtarë të formacionit bazë, Veliu, Muzaka, lena, Arbri dhe Bici.

Skuadra e Flamurtarit e nisi me fitore sezonin e ri në Superligë madje duke qenë pjesë e ekipeve kryesuese, por humbja e pikëve në 5 javët e fundit e ka zbritur ekipin vlonjat në vendin e 6 me 13 pikë, 8 më pak se Tirana dhe Partizani kryesues.

Top Channel