Futbolli në Indonezi, skuadrat luftojnë për… humbjen

30/10/2014 00:00

Dy klube indoneziane që merrnin pjesë në gjysmëfinalen e Kupës së Indonezisë në futboll, vunë në jetë një ndeshje aspak të zakontë mes tyre me qëllimin e vetëm për të humbur takimin.

Psis Semarang dhe Pss Sleman shënuan gjithsej 5 autogola dhe ndeshja përfundoi 2-3. Këto skuadra donin të humbnin ndeshjen në mënyrë që në finalen e Kupës të mos ndesheshin me Pusamania Borneo FC, ekip që ka lidhje me mafian lokale.

Në video shihet qartë mënyra si lojtarët nuk vrapojnë pas topit dhe shënojnë në portën e tyre. Duke parë këtë neglizhim, arbitri ndërpreu ndeshjen me fitoren e Pss Sleman, por kjo ndeshje është anuluar nga gjyqtarët sportivë dhe të dyja skuadrat janë skualifikuar nga kompeticioni.

Top Channel