Ancelotti: Nuk ka diskutim, Topi i Artë për Cristianon

29/10/2014 00:00

Carlo Ancelotti ka deklaruar se këtë vit nuk ka asnjë dyshim për fituesin e Topit të Artë FIFA. Sipas trajnerit të Realit të Madridit, ai do të jetë Cristiano Ronaldo.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit që kampionët në fuqi të Europës do të luajnë ndaj Cornella (e mërkurë, ora 20:00), trajneri italian tha se ky që po mbyllet ishte viti i sulmuesit portugez.

“Nuk ka vend për të menduar. Është viti i Cristianos, ka shënuar gola dhe ka fituar tituj të rëndësishëm. Nuk ka dyshim që Topi i Artë do të jetë për të”, deklaroi Ancelotti.

Të njëjtën gjë mendojnë edhe kompanitë e basteve të cilat pasi u mësua lista e 23 lojtarëve kandidatë, Cristiano Ronaldon e kanë kuotuar me 1.15. Koeficienti i fitores së Leo Messit është 8, ndërsa gjermanët Muller, Neuer dhe Lahm kuotohen me koeficientë mbi 20.

Top Channel