Kategoria Superiore, Tirana dhe Partizani ruajnë kryesimin

29/10/2014 00:00

Tirana dhe Partizani e kanë ruajtur kryesimin e renditjes së Kategorisë Superiore edhe pas përfundimit të javës së dhjetë të saj.

Bardheblutë fituan 3-0 në transfertë ndaj Apolonisë. Golat për skuadrën e Maganit u shënuan nga Ndikumana (2′), Bakaj (65′) dhe Muça (78′).

Ndërkohë, Partizani mundi Laçin në “Qemal Stafa” me rezultatin 2-0. Golat për “Të Kuqtë” u shënuan nga Vila (42′) dhe Mazrekaj me 11-metërsh (53′).

Dy klubet e kryeqytetit renditen në vendin e parë me 21 pikë (Tirana me golavarazh më të mirë), duke lënë pas Kukësin, skuadër që arriti fitoren e dytë radhazi brenda 4 ditëve në Kategorinë Superiore. Pasi fitoi në fundjavë ndaj Flamurtarit, skuadra veriore mposhti të mërkurën 2-1 Vllazninë, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Ishte Marku ai që kaloi në avantazh miqtë shkodranë në minutën e 6 të takimit, para se Kukësi të përmbyste rezultatin me golat e Pejiçit (12’) dhe Zeqirit (28’).

Skënderbeu ka mundur 1-0 Elbasanin e vendit të fundit dhe me të njëjtin rezultat fitoi edhe Teuta ndaj Flamurtarit.

Renditja e Kategorisë Superiore pas javës së 10:

Tirana 21 pikë

Partizani 21

Kukësi 19

Skënderbeu 18

Laçi 16

Flamurtari 13

Teuta 10

Vllaznia 8

Apolonia 7

Elbasani 3

Top Channel