Basketboll, Vllaznia humbet ndeshjen, s’funksionoi tabela elektronike

29/10/2014 00:00

Mosfunksionimi i tabelës elektronike në pallatin e sportit të Shkodrës “Qazim Dervishi” ka bërë që skuadra e Vllaznisë në basketboll të humbë në tavolinë 20-0 sfidën me ekipin Mornar të Tivarit, e vlefshme për Ligën Ballkanike të basketbollit.

Ekspertët janë munduar me minuta të tëra për të rregulluar këtë anomali, por përpjekjet e tyre nuk dhanë asnjë rezultat duke bërë që gjyqtarët e ndeshjes të vendosnin humbjen e skuadrës shkodrane.

Treshja e gjyqtarëve grekë dhe  bullgarë i dhanë 60 minuta kohë klubit shkodran që të rregullonte tabelën elektronike, duke thyer në një farë mënyre edhe rregulloren e basketbollit, në bazë të së cilës koha që i jepet organizatorit për të kthyer gjithçka në normalitet dhe për të startuar ndeshjen është vetëm 15 minuta.
 
Një skandal ky për basketbollin shqiptar dhe klubin e Vllaznisë në veçanti, i cili nuk arriti të entuziazmojë tifozët shkodranë në rikthimin e tij pas 10 vjetësh në Ligën Ballkanike.

Top Channel