“Rusi 2018”, të martën zbulohet emblema

27/10/2014 00:00

Kur kanë mbetur më pak se 4 vjet deri në Botërorin e futbollit “Rusi 2018”, baza më e rëndësishme e tij do të hidhet ditën e martë, më 28 Tetor, kur të zbulohet emblema zyrtare e këtij kompeticioni në Moskë.

Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Jerome Valcke, do të zbulojnë emblemën gjatë një “talk shoë” të mbrëmjes në kryeqytetin rus, Moskë, së bashku me Vitaly Mutko, kreun e Komitetit Lokal Organizativ, si dhe Fabio Cannavaron, kapitenin e Italisë, fituese e Kupës së Botës në vitin 2006.

Sportdashësit anembanë botës do të mund të ndjekin ceremoninë drejtpërdrejt në faqen zyrtare të FIFA-s, përmes një transmetimi online duke nisur nga ora 21:30. Përgjatë këtyre 4 viteve, deri në nisjen e kompeticionit, emblema do të bëhet simbol i vlerave dhe traditave të turneut, si dhe karakteri dallues i kombit organizator, Rusisë.

Top Channel