Barça, Iniesta nuk do të luajë 4 ndeshjet e ardhshme

27/10/2014 00:00

Andres Iniesta do të humbasë katër ndeshjet e ardhshme të Barcelonës pas dëmtimit në pulpë që pësoi në ndeshjen ndaj Realit të Madridit ditën e shtunë.

Edhe pse klubi katalanas nuk ka deklaruar zyrtarisht kohëzgjatjen e rekuperimit nga ky dëmtim, mendohet se mesfushori spanjoll do të qëndrojë jashtë fushave rreth 3 javë.

Në këtë mënyrë, Iniesta nuk do të luajë ditën e mërkurë ndaj Espanyolit (Superkupa e Katalunjës), ndaj Celtës dhe Almerias (kampionat spanjoll) dhe ndaj Ajaxit (Champions League).

Gjithashtu, nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet që Spanja do të luajë ndaj Bjellorusisë (15 nëntor, e vlefshme për kualifikueset e EURO 2016) dhe Gjermanisë (18 nëntor, miqësore).

Parashikohet që Andres Iniesta të kthehet për të luajtur në ndeshjen ndaj Seviljes (22 nëntor).

Top Channel