Elbasan, makina përplas për vdekje të moshuarën

26/10/2014 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur nënkalimi i teleferikut dhe dyshohet se viktima Afërdita Cekalli me banim në fshatin Kryezjarr i ka prerë rrugën mjetit në mënyrë të papritur në tentativë për të kaluar rrugën.

Mësohet se mjeti me targa TR 5965 S drejtohej nga shtetasi me iniciale F.SH nga Tirana.

Ky i fundit është shoqëruar në komisariatin e Policisë ku edhe është marrë në pyetje për rrethanat e aksidentit.

Top Channel