F1, kriza “përjashton” Caterhamin dhe Marussian

26/10/2014 00:00

Ka qenë vet Bernie Ecclestone, ai që ka konfirmuar krizën financiare të dy skuderive të Formula 1, duke i përjashtuar ato nga gara e ardhshme e kalendarit të Formula 1.

“Caterham dhe Marussia nuk do të jenë prezent në Çmimin e Madh të Austin”. Veçanërisht për Caterham, e cila tashmë gjendet nën regjimin e falimentit apo administrimit të kontrolluar në pritje të një blerësi, që me të gjitha gjasat kërkohet përpara garës së fundit të Abu Dhabit.

Ndërsa Marussia, veç problemeve ekonomike në kampionat, ka edhe vështirësi reagimi pas incidentit të Jules Bianchi.

Shkak i krizave janë kostot tepër të larta të konkurrencës në një kompeticion si Formula 1, teksa administratorët e Caterham kanë vendosur të mungojnë edhe në Çmimin e Madh të Brazilit, pasi kanë marrë edhe miratimin e Ecclestone.

Top Channel