“El Classico”, Reali dhe Barça përplasin brirët

25/10/2014 00:00

Reali dhe Barcelona do të përballen sonte në orën 18:00 në “Klasiken” e parë për këtë sezon, sfidë që premton spektakël më shumë se kurrë.

Përvec sfidës brenda sfidës, Ronaldo vs Messi, dy skuadrat kanë në merkaton e verës afruan të tjerë lojtarë cilësorë, si James Rodriguez në krahun e madrilenëve dhe Luis Suarez në anën e katalanasve.

Ky i fundit debuton sot me fanelën e Barcelonës pas përfundimit të dënimit katër mujor të marrë në botërorin e Brazilit për atë kafshim ndaj mbrojtësit italian, Chiellini.

E sigurtë është që Suarez do të hidhet në fushë nga trajneri Luis Enrique, por ky i fundit ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes së sa kohë do të aktivizohet uruguajani.

Mungesa e madhe e kësaj përplasjeje është Gareth Bale. Uellsiani do të qendrojë jashtë për shkak të një dëmtimi, që e mbajt jashtë edhe në sfidën e fituar ndaj Liverpulit në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Ndeshja transmetohet në më shumë se 100 vende të botës, mes të cilave edhe Shqipëria nëpërmjet SuperSport në Digitalb.

Top Channel