NBA, Steve Nash humb sezonin

24/10/2014 00:00

Lajm i keq për të gjithë fansat e basketbollit amerikan: Steve Nash, organizatori i Los Angeles Lakers dhe i shpallur dy herë MVP i sezonit të rregullt gjatë karrierës në NBA, do të humbasë të gjithë sezonin që pritet të nisë pas një jave për shkak të një dëmtimi në shpinë.

“Jam shumë i zhgënjyer sepse këtë vit doja të luajë me vazhdimësi, por do të mbështes skuadrën. Tani duhet të mendoj për shëndetin tim”, tha basketbollisti veteran kanadez.

Nash, i cili në shkurt do të mbushë 41 vjeç, edhe gjatë sezonit të kaluar pësoi shumë dëmtime duke luajtur vetëm 15 nga 65 ndeshjet e skuadrës kaliforniane.

Top Channel