Duka: Duam drejtësi në apel

24/10/2014 00:00

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, jo vetëm që nuk ka
përmbushur pritshmëritë tona, por deri diku ka befasuar, duke vënë
shenjën e barazisë për atë që ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit në Beograd,
mes përfaqësueses serbe dhe asaj shqiptare.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka tregon për Top Channel gjithçka ndodhi në Gjeneve.

“Vendimi ka qenë një lloj kompromisin me veten. Një vendim, që nuk e di si do të bazohet juridikisht. Ky është një lloj kompromisi brenda Komisionit, nuk e kuptoj se kujt i ka shërbyer. Nuk më bind qe eshte bazuar ne rregulla, nuk më bind në atë çfarë mesazhi duhet të përçojë futbolli është tjetër gjë, nuk ka lidhje me dhunën. Eshtë një vendim në vetvete ndoshta politik”, thotë Duka.

Ne fakt, mediat serbe nje dite perpara vendimit kane publikuar nje deklarate te Presidentit te Federates Serbe te Futbollit, i cili theksonte telefonaten me Platinine, nderkohe qe presidenti Duka shpesh ka deklaruar se gjate gjithe kesaj periudhe qe nga momenti i ngjarjes nuk ka patur komente me presidentin e UEFA-s.

“Nuk mund të komentoj këto deklaratat e Presidentit të Federatës Serbe. Nuk mund të mendoj që vendimit i paraprin një bisedë e tillë telefonike”, thotë Duka.

Gjithsesi, optimizmi për të marrë atë cfarë kërkojmë mbetet tek delegcioni shqiptare dhe presidenti Duka na shpjegon arsyet se përse janë ende të bindur, që mund t’ja dalin mmbanë.

“U nisëm që ne duhet ta fitojmë këtë çështje, e para për atë që pamë atje, e dyta nga të gjithë mendimet e ekspertëve e avokatëve që kemi marrë, dhe të gjithë atyre që shohin futboll”, thotë Duka.

Megjithatë shkalla e parë e kësaj çështjeje, në komisionin disiplinor të UEFA-s na konfirmoi se drejtësia me sa duket është fleksibël edhe aty, duke patur këndvështrime dhe interes të ndryshëm nga ne.

“Gjithëkund duhet të ketë drejtësi. Ne jemi anëtarë të UEFA-s, pavarësisht se mund të kemi qëndrime të ndryshme për çështje të ndryshme, apo qoftë edhe interesa në rastin konkret”, tha Duka.

Eliminatoret për ne do të vazhdojnë, ndërkohë që brenda muajit nëntor do të mbyllet me sa duket çështja e apelimit, por nëse edhe aty nuk do të marrim atë çfarë presim, çështja do të kalojë në Këshillin e Arbitrazhit portiv në Lozanë dhe kjo shkallë kërkon një tjetër hapsirë kohore.

“Brenda 3 ditëve ne deklarojmë që duam të apelojmë. 5 ditë kemi kohë të arsyetojmë apelimin tonë dhe pastaj do të ndodhë data e apelimit që nuk besoj se do të zgjasë më shumë se dy javë. Pastaj, nëse do të ketë një shkallë tjetër, atëherë ky proces do të marrë më shumë se tre-katër muaj kohë”, theksoi Duka.

Top Channel