Balaj `i kërkon falje` Platini-së!

24/10/2014 00:00

Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj, ka shprehur pakënaqësinë ndaj
vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s që i dha Serbisë fitoren me
rezultat zyrtar 3-0.

Balaj, i cili u sulmua duke u qëlluar me karrige në kokë nga një huligan serb, në mënyrë ironike e falënderoi presidentin e UEFA-s, Michel Platini, për vendimin.

“Me fal Platini per stolin qe desh e theva me koke, bravo UEFA”, ka shkruar Balaj në Facebook.

Top Channel