Renditja e FIFA-s, Shqipëria humb 3 pozicione

23/10/2014 00:00

FIFA ka publikuar rënditjen e skuadrave kombëtare për këtë muaj, ku Shqipëria ka humbur tre pozicione në krahasim me muajin e kaluar.

FIFA ka publikuar rënditjen e skuadrave kombëtare për këtë muaj, ku Shqipëria ka humbur tre pozicione në krahasim me muajin e kaluar.

Kombëtarja jonë rënditet e 48-ta me 604 pikë, 10 pikë më pak se Turqia dhe Serbia të cilat ndajnë vendin e 46 dhe 47 me pikë të barabarta.

Barazimi me Danimarkën ndikoi në humbjen e tre pozicioneve, ndërkohë që kulmi i kuqezinjëve ishte muajin e kaluar kur mposhtën 0-1 në transfertë Portugalinë, megjithëse kjo e fundit luante pa Cristiano Ronaldo-n në fushë.

Ndërkohë, sa i përket tre pozicioneve të para ato nuk kanë ndryshuar. Në krye të listës rënditet Gjermania, pavarësisht humbjes 2-0 ndaj Polonisë në eliminatoret e Euro2016. Pas kampionëve të Botës rënditen nënkampionët e Argjentinës ndërsa vendi i tretë mbahet nga Kolumbia.

Më poshtë Belgjika i ka marrë vendin e katërt Holandës, e cila zhvendoset në të pestin duke pasuar me Brazilin dhe Francën në vendin e 6 dhe të 7. Uruguaji radhitet i 8-ti dhe fill pas tij Portugalia. Spanja që mbajti për muaj me radhë kryesimin vazhdon të humbasë terren duke u vendosur në fund të 10 skuadrave më të mira, ndërsa Italia rënditet e 11-ta pas rikuperimit të dy pozicioneve. 

Top Channel