Identifikohej si një futbollist i Çelsit dhe falë edhe ngjashmërisë fizike me të kishte mundur të përfitonte një jetë luksi me shpenzime marramendëse duke mashtruar hotele dhe agjenci të tjera shërbimi.
Një gjykatë e Mançesterit dënoi me katër vjet burg Medi Abalimba për akuzën e mashtrimit. Ai hiqej si Gael Kakuta, talent francez i skuadrës së Çelsit i huazuar këtë sezon të Vallecano në Spanjë.
Vetë Abalimba ka patur një karrierë të shkurtër futbollistike, kulmi i së cilës ka qenë të Derby County. Ai telefononte dyqane dhe hotele duke u thënë në telefon se ishte agjenti i Kakuta-s dhe më pas i njoftonte se klienti i tij do të qendronte tek ta, duke u kërkuar që të pranonin pa limit shumat e shpenzuara nga kartat e krediti të vjedhura.
Ai pranoi të gjitha akuzat e ngritura nga gjykata dhe kërkoi ndjesë për to, por kjo nuk e shmangu nga dënimi me 4 vite heqje lirie.
Top Channel