Cristiano, vetëm një gol nga rekordi i Raulit

23/10/2014 00:00

Cristiano Ronaldo shënoi ndaj Liverpulit në minutën e 23 golin e parë të ndeshjes dhe golin e tij të 70 në Champions League.

Sulmuesi portugez i Realit me golin në Anfield e sheh veten vetëm një gol pas Raul Gonzalezit, rekordmenit të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Gjithashtu, Cristiano shënoi për herë të parë në stadiumin e Liverpulit, gjë që nuk kishte arritur ta bënte në 5 ndeshje me fanelën e Manchester United.

Top Channel