Allegri: Juventusi do e kalojë grupin

23/10/2014 00:00

Massimiliano Allegri është i mërzitur, por ka ende besim se Juventusi do e kalojë grupin e Champions-it pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Olimpiakosit në Greqi.

“Gabuam shumë në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte më e mirë, por gabuam në finalizim. Jam i hidhëruar, por i bindur që kemi mundësi shumë të mira për të kaluar grupin”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i bardhezinjve.

Allegri shtoi: “Kisha menduar një ndeshje ndryshe, sidomos në pjesën e parë. Nuk e kontrollonim dot topin dhe ata na vunë në vështirësi sepse vraponin më shumë se ne. Kur e kishin ata topin, ne nuk arrinim t’i bënim presion siç duhet.”

Në fund, disa fjalë për Alvaro Moratën, sulmuesin i cili bëri një ndeshje të mirë, ndryshe nga shokët e tij të skuadrës.

“Alvaro luajti mirë dhe tregoi që ka shumë cilësi”, nënvizoi Allegri.

Renditja e grupit A:

Atletico Madrid 6 pikë

Olympiakos 6

Juventus 3

Malmo 3

Top Channel