Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pranon Komitetin Olimpik të Kosovës

22/10/2014 00:00

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka pranuar me të drejta të kufizuara Komitetin Olimpik të Kosovës, ndërkohë që në mbledhjen e dhjetorit do të marrë anëtarësimin me të drejta të plota. 

Komiteti Olimpik i Kosovës është krijuar në vitin 1992 dhe ka anëtarë më shumë se 30 federata sportive. Ndërkohë, 6 prej këtyre federatave janë anëtare me të drejta të plota të federatave ndërkombëtare.  

Një lajm i mirë ky për sportin dhe sportistët e Kosovës, të cilët mund të kenë mundësinë të përfaqësojnë ngjyrat e shtetit më të ri të Europës në Lojërat Olimpike 2016 që do të zhvillohen në Rio de Zhaneiro.

Top Channel