Papa Françesku pret Bajernin e Mynihut

22/10/2014 00:00

Papa Françesku priti paraditen e së mërkurës ekipin e Bajernit të Mynihut nga i cili mori një fanelë të firmosur nga të gjithë lojtarët dhe një premtim për një donacion prej 1 milion eurosh që do të përdoret nga Vatikani për qëllime bamirësie.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, që të martën në mbrëmje shkatërroi 7-1 Romën në Olimpico, u përgëzua nga Ati i Shenjtë për “ndeshjen e mrekullueshme”.

Delegacioni bavarez ishte i kryesuar nga presidenti i klubit Karl Hopfner.

Fanela e Bajernit iu dorëzua Papës nga kapitenët Philip Lahm dhe Manuel Neuer.

Top Channel