Precedenti i kompensimit dhe e ardhmja e futbollit…

22/10/2014 00:00

Një humbje e thellë e pësuar në një ndeshje kampionati në Premier League, ka bërë që lojtarët e Sunderlandit të vendosin një “precedent të rrezikshëm” për të ardhmen sa u përket ekipeve të futbollit që performojnë keq në një moment të caktuar.

Pasi humbën 8-0 ndaj Southamptonit, në fundjavë, skuadra e Sunderland ka ofruar një “zgjidhje”, duke u kompensuar tifozëve çmimin e biletave të ndeshjes dhe në fakt janë jo pak, por plot 2500, të cilët kanë udhëtuar 1026 km për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

“Ne fitojmë dhe humbasim të gjithë si ekip; lojtarët, stafi dhe tifozët”, tha kapiteni i Sunderlandit, John O’Shea, për faqen zyrtare të klubit. “Gjithsesi duam të bënim me dije se ne i falënderojmë tifozët, të cilët udhëtuan kaq gjatë, për të na mbështëtur. Pavarësisht humbjes së tmerrshme, ata qëndruan pranë nesh deri në vërshëllimën e fundit”.

Një xhest ky që mund t’i kushtojë Sunderlandit plot 100 mijë dollarë. “Nuk jam ndjerë ndonjëherë kaq keq në një fushë futbolli, as si lojtar dhe as si trajner, siç jam ndjerë sot (të shtunën)”, tha trajneri i Sunderlandit, Gus Poyet, pas ndeshjes. “Ishte një rezultat i turpshëm dhe i papranueshëm. Jam ndjerë vërtet keq”.

Top Channel