Humb jetën kryetari i Komunës Lenie

22/10/2014 00:00

Kreu i Komunës Lenie të Gramshit ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa dy persona të tjerë, të cilët udhëtonin së bashku me të, janë plagosur rëndë.

Sipas të dhënave, mjeti tip fuoristradë ku udhëtonte kryekomunari, Astrit Bici, ishte duke përshkuar segmentin nacional Moglicë-Lozhan, kur në afërsi të vendit të njohur si “Shtëpia e shkretë”, mjeti doli nga rruga duke përfunduar në greminë.

Sipas të dhënave të policisë, kreu i Komunës Lenie ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa të plagosur kanë mbetur Sinan dhe Gramoz Tosumbi, atë e bir.

Më herët, një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari u regjistrua në qytetin e Korçës. Fredi Bella humbi jetën pasi, duke drejtuar motorin e tij, u përplas me një shtyllë në lagjen 10 të qytetit.

Top Channel