Aksidentohet për vdekje 24-vjeçari

22/10/2014 00:00

Një i ri ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier, në kilometrin e katërt të saj.

Një drejtues motoçiklete ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi është përplasur nga një automjet teksa udhëtonte në drejtim të Fierit.

Viktima është 24-vjeçari Elinor Arapi, i cili drejtonte motoçikletën dhe kishte dhe dëshminë përkatëse.

Mjeti që ka shkaktuar përplasjen fatale nuk ka ndaluar, ndërsa blutë e qarkullimit rrugor po punojnë për zbardhjen e aksidentit dhe njëkohësisht për gjetjen e autorit, që ka braktisur viktimën në asfalt.

Sipas policisë, aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e pakujdesisë së drejtuesit të mjetit, që ka përplasur për vdekje Arapin. 24-vjeçari ishte duke shkuar në punë, në një kompani që merret me përpunimin e qumështit.

Top Channel