Neuer: Fitorja 6-0, përgatitja perfekte për Romën

20/10/2014 00:00

Manuel Neuer mendon se fitorja 6-0 që Bajerni i Mynihut arriti të shtunën ndaj Verder Bremenit do e ndihmojë shumë skuadrën bavareze në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Romës (e martë, 20:45).

Dy gola të Lahmit, dy të Mario Gotzes dhe nga një për Thomas Muller dhe Xabi Alonso i dhanë 3 pikët e radhës ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola.

Portieri gjerman u shpreh kështu për faqen zyrtare të Bajernit: “Luajtëm një ndeshje perfekte dhe jemi gati për Romën. Do të jetë e vështirë në Olimpico. Duhet të luajmë mirë në mbrojtje për të marrë tre pikët.”

Bajerni kryeson grupin E me 6 pikë në dy ndeshje, ndërsa Roma renditet e dyta me 4 pikë.

Top Channel