F1, Hamilton: Titulli vendoset në garën e fundit

20/10/2014 00:00

Lewis Hamilton është i bindur që titulli kampion për pilotë në Formulën 1 do të vendoset në garën e fundit të kampionatit, Cmimi i Madh i Abu Dabit.

“Në garën e fundit do të ketë shumë pikë në lojë dhe ajo garë do të vendosë kampionin”, theksoi piloti britanik i Mercedesit.

“Unë dhe Rosberg jemi pranë njëri-tjetrit, kështu që çështja e titullit do të mbetet e hapur deri në garën e fundit”, shtoi 29-vjeçari.

Kur kanë mbetur edhe tre gara për tu zhvilluar, Hamilton ka një avantazh prej 17 pikësh ndaj shokut të tij të skuadrës, Nico Rosberg.

Gara e Abu Dabit do të japë dyfishin e pikëve të një gare normale. Pra, nëse fituesi i një gare merr 25 pikë zakonisht, në garën e fundit të këtij sezoni do të shpërblehet me 50 pikë.

Top Channel