Inter-Napoli 2-2, spektakël në 10 minutat e fundit

20/10/2014 00:00

Inter-Napoli ishte një ndeshje pa emocione deri në minutën e 80, por në 10 minutat e fundit të takimit u shënuan plot 4 gola dhe të dyja skuadrat ndanë nga 1 pikë pas barazimit 2-2 në San Siro.

Ndeshja e së dielës në mbrëmje në Serinë A u duk se do të shkonte në favor të Napolit pasi skuadra e Benitezit kaloi dy herë në avantazh me anë të Callejon (80’ dhe 90’), por në fillim Guarin (82’) e më pas Hernanes (92’) arritën të barazonin rezultatin.

Me këtë rezultat, Napoli shkon në kuotën e 11 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë të klasifikimit, ndërsa Interi ngjitet në kuotën e 9 pikëve dhe renditet në vend të nëntë.

Java e 7 e Serisë A do të mbyllet me ndeshjen e së hënës në mbrëmje: Genoa-Empoli (20:45).

Top Channel