Partizani fiton në “Loro Boriçi”

19/10/2014 00:00

Partizani mundi 0-1 Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe vazhdon të ndjekë këmba këmbës Tiranën në krye të klasifikim.

Janë dy skuadrat kryeqytetase ato që kryesojnë me 15 pikë Superligën shqiptare. Të kuqtë e drejtuar nga Shpëtim Duro kanë dominuan lojën përballë shkodranëve, të cilët në fushën e tyre pa tifozë janë shfaqur shumë konfuz. Autori i golit dhe ai që i dha 3 pikët skuadrës së Partizanit ishte Mazrekaj.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për ekipin e Vllaznisë, e cila mbetet në vendin e 7 me 8 pikë.  Ka fituar me një rezultat minimal edhe Apolonia, e cila mposhti Teutën falë golit të Karakacit.

Pas kësaj fitoreje skuadra fierake barazon Teutën me 7 pikë, duke bërë që këto dy ekipe të mbeten në zonën e ftohtë të klasifikimin.

Top Channel