Akte antishqiptare në Partizani-Crvena Zvezda

18/10/2014 00:00

Ndeshja e luajtur në orët e mbrëmjes në Beograd mes Crvene Zvezde dhe Partizani nuk ka kaluar pa incidente dhe mbi të gjitha pa akte anti-shqiptare.

Tifozët serbë në buzë të stadiumit kishin vendosur një banderolë të gjatë ku shkruhej “Kosova është Serbi”, ndërsa janë përpjekur të djegin edhe flamurin shqiptar, por kjo tentativë nuk u ka dalë me sukses. Flamuri ka marrë vetëm disa djegie të vogla.

Gjithashtu, grupe tifozësh, pasi kanë hedhur fishekzjarre dhe bomba tymi në fushë dhe në shkallët e stadiumit, janë përleshur me policinë e cila ka përdorur ndaj tyre shkopat e gomës.

Nga aspekti sportiv, takimi është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të Partizanit të Beogradit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel