Mesazhe paqeje nga shqiptarët dhe serbët e Serisë A
17/10/2014 00:00
Ndeshja Serbi-Shqipëri ka hapur shumë polemika mes politikanëve dhe tifozëve, por duket se nuk do të lërë gjurmë në marrëdhënien e atyre që ishin në fushë për të luajtur futboll.
Duke shfrytëzuar rrjetet sociale, pesë lojtarët shqiptarë dhe serbë në gjirin e Lazios (Cana, Berisha, Strakosha, Djordjeviç dhe Basta) kanë vendosur të postojnë një foto shumë domethënëse për të qetësuar gjakrat.
Ata kanë pozuar me duart e bashkuara dhe i kanë vendosur fotos hashtagun #insieme (së bashku).
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Hysajn dhe Radonjiçin, shqiptarin dhe serbin e Empolit. Të dy këta lojtarë kanë pozuar duke shtrënguar duart dhe hashtagu që kanë zgjedhur ka qenë #ilcalcioèdichiloama (futbolli është i atyre që e dashurojnë).
Top Channel