Ja kush bën drejtësinë e UEFA-s

16/10/2014 00:00

Komiteti i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s më 23 tetor do të japë vendimin për incidentet e ndodhura në Beograd në takimin mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Më herët UEFA njoftoi nisjen e hetimeve për të dyja federatat, si atë të Serbisë, ashtu edhe atë të Shqipërisë. Kombëtarja jonë akuzohet për “refuzim për rifilimin e takimit” dhe për “shpalosje banderolash provokuese”.

Disa media ndërkombëtare flasin për një dënim të ashpër për të dyja vende, madje “AS” në Spanjë shkoi deri tek përjashtimi nga kompeticioni. Por cilët janë anëtarët e Komiteti të Disiplinës që do të gjykojnë Shqipërinë?

Ky komitet përbëhet nga 9 persona që nisin nga kryetari Thomas Partl (Austri), zv.kryetarët (Jacques Antenen (Zvicër), Sandor Berzi (Hungari), Jim Stjerne Hansen (Danimarkë); anëtarë Tomas Gea (Andora), Hans Lorenz (Gjermani), Rudolf Repka (Republika Çeke), James Shaw (Irlanda e Veriut) dhe Joel Wolff (Luksemburg).

Displina nuk është e vetmja shkallë e drejtësisë së futbollit europian. Palët e pakënaqura nga vendimi i kësaj trupe mund të apelojnë atë tek Komiteti i Apelit. Ky i fundit përbëhet nga 12 vetë: Kryetar, Pedro Tomas (Spanjë), nënkryetarë Goetz Eiler (Gjermani, Michael Joseph Maessen (Holandë; anëtarë Bjorn Ahlberg (Suedi), Levent Biçakçi (Turqi), Barry Bright (Angli), Ivaylo Ivkov (Bullgari, Antonio Mortagua (Portugali), Mario Gavallotti (Itali), Patricia Moyersoen (Francë), Michell Vuilleret (Zvicër) dhe Olga Zhukovska (Ukrainë).

Top Channel