Bekim Balaj rrëfen dhunën në Serbi

15/10/2014 00:00

Futbollisti i kombëtares Bekim Balaj rrëfen për Top Channel momentet e dhunës në stadiumin e Partizanit në Beograd. Në një intervistë për Top Channel ai tha se u ndjenë të pasigurt për jetën, por simbolet kombëtare do i mbronin me çdo kusht.

Sali Juniku, gazetar TCH: Bekim, çfarë ndjeve kur lojtarët serbë po përpiqeshin të dhunonin flamurin shqiptar?

Bekim Balaj, futbollist i kombëtares: Ishte një reagim që çdo shqiptar do ta bënte. Menduam në fillim që do ia dorëzonin arbitrit të katërt dhe loja do të vazhdonte normalisht. Më vonë nga irritimi i tifozëve nisën të reagonin. Për atë flamur kanë dhënë jetën ndër shekuj shqiptarët dhe ishte gjëja më e paktë që bëmë ne.

Sali Juniku: Në një moment u godite nga një tifoz me karrige…

Bekim Balaj:
Për fat të mirë nuk më goditi në kokë pasi u mbrojta me dorë. Në atë moment u irrituan edhe lojtarë të tjerë dhe situata përshkallëzoi.

Sali Juniku: A patët ndonjë moment frikë? Frikë për jetën?

Bekim Balaj:
Situata ishte e nderë, shumë tifozë hynë në fushë në ato momente, por për fat të mirë arritëm të hyjmë shpesh në dhomat e zhveshjes pasi nuk dihej nëse do të kishte më siguri për ne në atë stadium.

Top Channel