Redi Jupi: Shpresoj që UEFA të marrë një vendim të drejtë

15/10/2014 00:00

Redi Jupi, ish-futbollist i kombëtares shqiptare, deklaroi për Top Channel se “nuk ka asnjë arsye që FSHF-ja të mbajë përgjegjësi” për atë që ndodhi në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Hetimi i UEFA-s – Më vjen keq që UEFA po heton në këtë prizëm. Faktet janë të qarta dhe u panë nga të gjithë. Ndeshja ishte e pamundur që të zhvillohej.

Mungesa e organizimit – Federata Serbe nuk ishte në gjendje të siguronte një ndeshje të tillë. Në fushë u futën civilë që goditën lojtarët. Ne, me struktura më pak të mira se kjo kemi organizuar edhe ndeshje me Greqinë, që është po kaq e rrezikshme.

FSHF-ja, asnjë përgjegjësi – Nuk ka arsye që FSHF-ja të mbajë përgjegjësi. Kleçka është që arbitri i ka kërkuar lojtarëve tanë të vazhdojnë ndeshjen. Kjo është çmenduri. Një ndeshje futbolli ndalohet edhe në kushte më të mira se ato që pamë.

Vendimi i UEFA-s – Ja kam pak frikën lobimit të Federatës Serbe në UEFA, por do doja shumë që në këtë rast të merrej një vendim i drejtë. Amatorizmi në organizimin e ndeshjes nga ana e serbëve ishte i një niveli të pabesueshëm.

Top Channel