Kontrolle të imtësishme lojtarëve shqiptarë

15/10/2014 00:00

Për një kohë të gjatë lojtarët e kombëtares sonë kanë qëndruar të bllokuar në dhomat e zhveshjes në stadiumin e Beogradit.

Kjo është konfirmuar nga portieri Orges Shehi, i cili ka thënë se policia është futur në dhomat e zhveshjes dhe ka kryer kontrolle të imtësishme në të gjitha çantat e lojtarëve, pasi dyshonin për fshehje të telekomandës së helikopterit.

Pasi forcat policore u siguruan se lojtarët nuk fshihnin asgjë të ndaluar i kanë lënë ata të lirë për t’u nisur drejt aeroportit.

Top Channel