Pragndeshja, rrethohet stadiumi i Partizanit të Beogradit

14/10/2014 00:00

Pas pak më shumë se një ore kombëtarja shqiptare do të luajë përballë Serbisë në një ndeshje që nuk është vetëm historike, por ka kaluar edhe kufijtë e futbollit.

Sipas korrespondentit të Top Channel në Beograd, Idro Seferi, i cili ndodhet pranë stadiumit të Partizanit të Beogradit ku do të zhvillohet ndeshja, “gjithçka ngjan me një shtetrrethim”.

Sipas tij, forcat policore kanë bllokuar gjithçka, ndërsa tifozët serbë po këndojnë këngë nacionaliste.

Pritet që ndeshjen Serbi-Shqipëri ta ndjekin rreth 20 mijë tifozë serbë.

Top Channel