Ndeshja nën vëzhgimin e UEFA-s

14/10/2014 00:00

Ndeshja e kombëtares shqiptare me Serbinë është interesante edhe për vëzhguesit e UEFA-s dhe vëzhguesit e tjerë.

Në javën kundër racizmit në terrenet sportive, përfaqësuesit e rrjetit “Fare”, që janë të kontraktuar nga UEFA, kanë bërë një fotografi me Lorik Canën “stop racizmit”.

Zheljko Todorovic, nga “Fare”, thotë se kjo është një nga ndeshjet interesante.

“Ndeshja Serbi-Shqipëri do të ketë një fokus nga të gjithë ne, që merremi me këtë punë, dhe nga UEFA. Ne mundohemi që të luftojmë këto dukuri”, tha Zheljko Todorovic, “Fare Network”.

Serbia është përballur me gjoba të shumta viteve të fundit dhe kjo i ka kushtuar qindra mijëra euro.

Top Channel