Bayern Munchen rekuperon të dëmtuarit

14/10/2014 00:00

Franck Ribery i është kthyer stërvitjes me Bayern Munchen, ndërsa Thiago Alcantara mund të grumbullohet nga Pep Guardiola për ndeshjen e së shtunës ndaj Werder Bremen. Lajmin e bëri të ditur klubi bavarez në faqen zyrtare të internetit.

Sulmuesi francez nuk luan që nga mesi i shtatorit pas problemeve me gjurin dhe ka luajtur vetëm një ndeshje zyrtare gjatë këtij sezoni.

Ndërsa mesfushori spanjoll ka nisur stërvitjen normale pas dëmtimit të rëndë në ligamentet e gjurit që pësoi në mars dhe për shkak të të cilit humbi Botërorin e Brazilit.

“Ka qenë një periudhë e vështirë për të, por ka punuar shumë për tu rikthyer. Mund të jetë pjesë e skuadrës ditën e shtunë”, tha presidenti Karl-Heinz Rummenigge.

Top Channel