Cana: Synimi ynë, fitorja ose barazimi

14/10/2014 00:00

Pak orë para sfidës Serbi-Shqipëri e vlefshme për eleminatoret Euro
2016, kapiteni i Kombëtarës Lorik Cana flet për pritshmëri të larta nga
ky takim që e gjen Shqipërinë në krye të Grupit. Cana foli ekskluzivisht
për Top Albania Radion në një lidhje telefonike, nga Beogradi.

“Është e sigurt që synimi është të arrijmë në një rezultat të mirë që mund të jetë fitore ose barazim. Ne kemi një grup shumë të fortë dhe më të ekuilibruar se të tjerat. Kombëtarja jonë ka treguar një rritje dhe një ecuri shumë të mirë dhe pozitive. Në dy ndeshje 4 pikë, me dy eipe kryesore të grupit. Dhe ne vijmë në gjendje të mirë, pavarësisht rrethanave të grupit. Ne nuk ndikohemi nga mënyra se si ata luajnë. Presim të marrim një rezultat sa më të mirë, për të ecur përpara, deklaron kapiteni i kombëtares.

I pyetur nëse i druhen ndonjë incidenti të mundshëm, ndërsa Beogradi është blinduar nga masat e sigurisë Cana deklaroi se prania e tyre është diçka e mirë. Ai tha se si ekip, janë të përqëndruar tek rezultati pavarësisht rrethanave politike.

Top Channel