Luis Suarez deklaroi se e kishte mjaft të vështirë të përballej me të vërtetën pas incidentit me mbrojtësin italian, Giorgio Chiellini në finalet e botërorit të Brazilit.
“E kisha të vështirë të përballesha me të vërtetën, të kuptoja se çfarë kisha bërë”, deklaroi futbollisti i Barcelonës.
Incidenti i kushtoi 4 muaj penalizimin, megjithëse sulmuesi uruguajan i kërkoi ndjesë Chiellini-t gjashtë ditë pas takimit mes Uruguajit dhe Italisë, e fituar nga amerikano-latinët me rezultatin 1-0. Ai pati deklaruar fillimisht se kishte humbur ekuilibrin dhe ishte përplasur me fytyrë në supin e mbrojtësit.
Aktualisht Suarez është duke vuajtur dënimin e FIFA-s me katër muaj jashtë ndeshjeve zyrtare, dënim që përfundon më 25 tetor, pikërisht kur mund të jetë i gatshëm për trajnerin Luis Enrique në përballjen e Barcelonës me Realin e Madridit.
Top Channel